E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haaretz: Koha që Izraeli ta njeh Kosovën

E përditshmja prestigjioze izraelite, Haaretz në katër vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ka ngritur idenë për njohjen e mundshme të shtetit të ri nga Izraeli. Në një opinion të botuar në faqet e saj, thuhet se mbase është koha më e duhur që të Izraeli ta njoh Kosovën për arsye historike dhe morale.

Aty përmendet fakti se shteti i ri nuk ka krijuar kurrfarë reperkusione tjera negative nëpër botë dhe si rezultat as mundësinë që Palestina ta shfrytëzoj këtë rrugë kosovare, pasi vendi është njohur nga fuqitë më të mëdha botërore.

"Katër vite më parë, më 17 Shkurt 2008, Kosova deklaroi pavarësinë. Kjo lëvizje erdhi pasi ndërkombëtarët nuk arritën të gjejnë një zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës, por pavarësia u njoh menjëherë nga vendet më të fuqishme botërore përfshirë: SHBA, Kanadaja, Gjermania, Britani e Franca. Katër vite më pas, Izraeli ka dështuar ta njoh shtetin ballkanik. Ky dështim nuk është vetëm një ngecje diplomatike por edhe dështim historik e moral" shkruan në artikull.

Më tej, përmendet roli i shqiptarëve në Ballkan gjatë holokaustit, kur hebrenjtë u mbrojtën dhe u strehuan vullnetarisht nga shqiptarët duke e konsideruar një përgjegjësi morale e historike për ta njohur Kosovën.

"Në festimin e katër vjetorit të pavarësisë, Izraeli ka një mundësi të përmirësoj gabimin duke e njohur Kosovën. Ky akt nuk do ti drejtohej vetëm Kosovës por edhe popullit hebraik" përfundon shkrimi. (indeksonline)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›