Thaçi dhe Mustafa sot në Tiranë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, Ditën e Pavarësisë së vendit do ta kalojnë në Tiranë.
Zyrtarë nga kabineti i kryeministrit Thaçi kanë bërë të ditur se Thaçi sot do të bëjë përurimin e objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë.
Ndërsa, kreu i Prishtinës, Isa Mustafa, njëherit, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të marrë pjesë në ceremoninë që e organizon Bashkia e Tiranës me rastin e emërtimit të një rruge të kryeqytetit shqiptar me emrin “Ibrahim Rugova”.