E Diel, 1 Nëntor 2026

Habsburg: Bojkoti nuk është kurrë zgjidhje

Takimi me Topallin

Gjatë vizitës në Suedi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u prit edhe nga kryetarja e delegacionit të Suedisë në Asamblenë parlamentare të OSBE-së, Walburga Habsburg. E pyetur pas takimit nga media lidhur me bojkotin e opozitës, zonja Habsburg tha “mendoj se është për të ardhur keq, sepse ka pasur shumë vëzhgues të zgjedhjeve nga OSBE dhe nga Këshilli i Europës dhe unë vërtet shpresoj që situata të ndryshojë dhe të marrë fund, sepse bojkoti nuk është kurrë zgjidhje për një problem. Sa kohë që punohet për procedurat e Kodit, gjithçka është në rregull, por zgjedhjet nuk mund të diskutohen dhe unë shpresoj që opozita do ta kuptojë këtë”. Topalli kreu dje një takim edhe me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, zoti Per Westerberg. Mbështetje për heqjen e vizave Kryetarja e Kuvendit mori edhe nga kryetari i komisionit të jashtëm të Parlamentit të Suedisë, Goran Lennmarker, i cili i rezervoi një pritje të veçantë, si dhe u zhvillua një seancë dëgjimore në këtë komision.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›