Një tenor nga Kosova për “Flautin Magjik” të Moxart
TIRANË- Kostumin e Taminos në shfaqjen operistike “Flauti magjik” të Moxartit, premierë në tetor, do ta veshë tenori nga Kosova, Riad Ymeri.
Ky i fundit është zgjedhur nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në një audicion të zhvilluar ku tenori kosovar ka dalë i pari, i vlerësuar nga drejtori i TKOB-it, Zhani Ciko, Edit Mihali si dhe regjisori gjerman që do të realizojë shfaqjen në Shqipëri, Stefan Neugenbauer.
Tenori Ymeri ka qënë i vetmi konkurent nga Kosova, në një garë me kryesisht interpretues nga Tirana, ndërkohë që në një prononcim për mediat ai e ka vlerësuar “Flautin magjik” si një nga veprat më të rëndësishme të muzikës operistike.
Tenori Riad Ymeri më parë ka interpretuar vetëm arie të kësaj opere dhe për të është hera e parë që do të interpretojë si protagonisti i saj. Në të njëjtën kohë "Flauti magjik" ngjitet për herë të parë edhe në skenën shqiptare pas suksesit të saj në shumë skena botërore.
Në shtator do të nisin provat për shfaqjen me muzikë të kompozitorit gjerman Moxart dhe me libret të Emanuel Schikaneder.
(d.b/BalkanWeb)