Nishani pret Noble, vlerësohet bashkëpunimi
Ministri i Brendshëm, Nishani priti sot në një takim Sekretarin e përgjithshëm të INTERPOL, Ronald Noble. Gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare dhe INTERPOL-it.
TIRANE- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani priti sot në një takim zyrtar Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, Ronald Noble.
Gjatë këtij takimi, ministri Nishani informoi sekretarin Noble për arritjet në luftën kundër kriminalitetit dhe goditjen e grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri, ndërkohë që shprehu vendosmërinë e qeverisë për të ecur në rrugën e demokracisë dhe zbatueshmërisë së ligjit.
"Falë bashkëpunimit me INTERPOL-in kemi arritur rezultate shumë të mira për arrestimin, ekstradimin dhe vënien para drejtësisë të personave që kishin kryer krime shumë të rënda në Shqipëri. Ne do të vëmë në dispozicion të gjithë kapacitetet dhe aftësitë tona dhe çdo lloj bashkëpunimi që do të nevojitet nga agjencia juaj,"- deklaroi Ministri i Brendshëm.
Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it deklaroi se bashkëpunimi i deritanishëm me qeverinë shqiptare ka njohur nivele shumë të mira si në shkëmbimin e informacioneve dhe në operacionet e përbashkëta të strukturave policore shqiptare dhe atyre të INTERPOL-it.
Noble vlerësoi sishumë të rëndësishme praninë e oficerit të kontaktit të Shqipërisë pranë agjencisë në Francë. (e.n/BalkanWeb)