E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Bashkëpunim më të thelluar me INTERPOL

Gjatë takimit, Nishani evidentoi faktin se është dashur një punë dhe një vullnet i jashtëzakonshëm për arritjet në luftën kundër kriminalitetit dhe goditjen e grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri, të cilat kishin mbështetje deri edhe prej individëve nga fusha e politikës apo strukturat policore.

“Falë bashkëpunimit me INTERPOL-in kemi arritur rezultate shumë të mira për arrestimin, ekstradimin dhe vënien para drejtësisë të personave që kishin kryer krime shumë të rënda në Shqipëri. Këto rezultate kanë ndikuar drejtpërdrejt edhe në forcimin e besimit të shoqërisë shqiptare tek institucionet e shtetit demokratik, e në veçanti tek strukturat policore. Ne do të vëmë në dispozicion të gjithë kapacitetet dhe aftësitë tona dhe çdo lloj bashkëpunimi që do të nevojitet nga agjencia juaj, deklaroi Ministri i Brendshëm.

Nga ana e tij, sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it Z. Ronald K. Noble shprehu në takim vlerësimet maksimale për punën e kryer nga strukturat policore shqiptare, të cilat në një kohë shumë të shkurtër kanë arritur rezultate të shkëlqyera.

Sekretari Noble deklaroi gjithashtu se edhe bashkëpunimi i deritanishëm ka njohur nivele shumë të mira si në shkëmbimin e informacioneve dhe shkëmbimin e përvojës ashtu edhe në operacionet e përbashkëta të strukturave policore shqiptare dhe atyre të INTERPOL-it. Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it vlerësoi si mjaft të rëndësishme praninë e oficerit të kontaktit të Shqipërisë pranë agjencisë në Lion, Francë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›