Haga dënon me 5 muaj burg ish ministrin e Kulturës, Haraçija
Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, ka dënuar me 5 muaj burgim ish-ministrin e Kulturës, Astrit Haraçija, për shpërfillje të Gjykatës. Ndërsa ish-këshilltari i tij, Bajrush Morina, është dënuar me 3 muaj dënim.
Haraçija e Morina akuzohen për presion ndaj dëshmitarëve gjatë gjykimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Në vendimin e trupit gjykues, thuhet se Haraçija dënohet me pesë muaj burg ndërsa Morina me tre muaj për mospërfillje të Gjykatës dhe presion ndaj dëshmitarëve gjatë gjykimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Kryetari i trupit gjykues ka deklaruar se vuajtja e dënimit do të llogaritet edhe koha që të pandehurit e kanë kaluar në paraburgim.
Ndërsa mbrojtja ka kërkuar që afati për apel që është 15 ditë të zgjatet, sepse tani janë festat e fund vitit, por kryetari i trupit gjykues ka thënë se ai nuk mund ta ndryshoj këtë afat. /Kohavision/