E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji për gjykatat, Spahiu sulmon Alibeajn

Tiranë-Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu tha sot ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, nuk i kishte njohur me draftin e ligjit për gjykatat administrative. Ai u shpreh kundër këtij drafti dhe kundër ministrit Alibeaj për moskorrektesë.

 Gjatë një seance dëgjimore në Komision e Ligjeve, Spahiu tha se “shkresa që Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë KLD-së, është shoqëruar me  versionin jozyrtar të p/ligjit 'Për gjykatat administrative'. “Në mungesë serioziteti të plotë, KLD është detyruar të diskutojë jo mbi projektin final, por mbi një projekt fillestar në prezencë edhe të ekspertëve ndërkombëtarë, pasi ministria e kishte kaluar draftin në Qeveri”, shtoi Spahiu.   

Përsa i takon draftit, Spahia vërejti se, “KLD ka atributin e shkarkimit dhe emërimit të gjyqtarëve, ndërkohë që në projektligj kompetenca e shkarkimit dhe emërimit të tyre do t'i takojë Ministrisë së Drejtësisë”. “Kjo metodë e shkarkimeve lë shteg për abuzime, ndërsa përsa i takon emërimit të sekretarit administrativ të parashikuar në p/ligj, ai është një model i dështuar, pasi duhen krijuar gjykata të veçanta dhe jo seksione gjykatash”, tha ai.

P/ligji "Për gjykatën administrative" parashikon krijimin e një sistemi gjyqësor të gjykimit administrativ jashtë praktikave korruptive, me synim, mbrojtjen e individit dhe biznesit ndaj praktikave abuzive të administratës shtetërore. Ai është hartuar nga një grup ekspertësh të sistemit gjyqësor, në bashkëpunim me ekspertë francezë dhe gjermanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›