E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratiset një vrasës, dorëhiqet ministri i Drejtësisë në Qipro

Ministri qipriot i Drejtësisë dha sot dorëheqjen, pasi një vrasës i dënuar, i cili po vuante dy dënime me burgim të përjetshëm u arratis nga spitali ku ishte nën mbikëqyrje.

Kypros Chrysostomides paraqiti sot dorëheqjen dhe presidenti Demetris Christofias e pranoi atë, deklaruan zyrtarët.

Një i burgosur qipriot grek i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy grave të huaja u arratis më 12 dhjetor nga një klinikë private, ku kishte kaluar më shumë se gjashtë muaj në pritje të vendimit të një bordi mjekësh për ndërhyrjeje kirurgjikale.

Hetimet e mëvonshme treguan se mendohet se i burgosuri ishte larguar rregullisht nga dhoma e tij në spital nëpërmjet një dritareje të paruajtur për të dalë në qytet, njoftuan burime të policisë.

Administratorët e spitalit theksuan se rekomandimet e tyre që ai të dërgohej në një dhomë më të sigurt ishin bllokuar nga autoritetet, të cilët theksonin se i burgosuri kishte nevojë për një dhomë me pamje. (Reuters)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›