E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga dënon për krime lufte gjashtë ish-udhëheqës kroatë në Bosnje

bonjeHagë- Një gjykatë e OKB-së ka shpallur fajtorë gjashtë ish-udhëheqësit kroato-boshnjakë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftërave ballkanike të viteve 1990.

Ata janë dënuar për persekutimin dhe vrasjen e boshnjakëve (myslimanë të Bosnjës) dhe të tjerë jo-kroatëve, në një plan për të krijuar një shtet kroat etnik në Bosnje.

Gjykata në Hagë burgosi Jadranko Përliç-in, kreu i vetëshpallur i shtetit, për 25 vjet.

Pesë burra të tjerë morën dënime me burg duke filluar nga 10 në 25 vjet.

Ato janë: Bruno Stojiç – ish ministër i Mbrojtjes 20 vjet në burg; Slobodan Praljak  ish-kreu i milicisë me 20 vjet; Milivoj Petkoviç,  ish-kreu i milicisë me 20 vjet; Valentin Çoriç, ish-komandant i policisë ushtarake kroato-boshnjake, 16 vjet; Berislav Pusiç, ish-kreu i shkëmbimeve të të burgosurve dhe paraburgimeve me 10 vjet burg.

Gjashtë burrat pritet tani për të apeluar vendimin e Hagës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›