Haga paraburgos Haradinajn

Lahi Brahimaj, Idriz Balaj dhe Ramush Haradinaj
(E plotësuar) Ramush Haradinaj do të qëndrojë në paraburgim në Hagë, deri në rifillimin e procesit gjyqësor kundër të tij dhe dy të akuzuarve të tjerë.
Kështu ka vendosur trupi gjykues i Tribunalit të Hagë.
“Ky është urdhri i trupit gjykues që të tre duhet të qëndrojnë në paraburgim, deri në kohën kur do të rinisë procesi gjyqësor”, tha Nerma Jelacic, zyrtare për media në Tribunalin e Hagës.
Ajo sqaroi për Express se nga 32 akuza me të cilat ngarkoheshin më parë Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, ata do të rigjykohen për 6, ose nga dy për secilin.
“Nuk dihet se kur do të rifillojë procesi gjyqësor, pasi kjo varet nga urdhri i trupit gjykues. Por, ata duhet të qëndrojnë nën arrest deri në atë kohë”, thotë Jelacic për Express, duke shpjeguar se janë një sërë formalitetesh që duhet të plotësohen, duke përfshirë edhe emërimin e anëtarëve të trupit gjykues.
Ndërkohë, Prokuroria e Tribunalit të Hagës nuk ka dashur të komentojë asgjë në lidhje me këtë vendim të trupit gjykues.
“Ne nuk kemi koment. Ky është vendimi që ka marrë trupi gjykues dhe nuk është vendim yni. Ju duhet të bisedoni me ta”, tha për Express, njëri nga zyrtarët për informim të Zyrës së Prokurorisë.
AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm, pas paraburgimit nga Tribunali i Hagës, të liderit të saj, Ramush Haradinaj.
Ardian Gjini, anëtar i Kryesisë së kësaj partie, në konferencën e mbajtur rreth mesditës në selinë qendrore të AAK-së, tha se mbledhja e këtij këshilli do të mbahet në orën 16, të enjten.
“Nga kjo mbledhje do të dalë qëndrimi ynë si dhe do të kuptohet më shumë nga Ekipi i Mbrojtjes që është në Tribunalin e Hagës”, tha Gjini.
Meqë këtë çështje, zyrtarë të AAK-së e quajtën si shumë delikate në të gjitha aspektet, e më së shumti atë juridik, nënkryetari i parë i kësaj partie, Blerim Shala, fillimisht lexoi një deklaratë për media, duke mos lejuar gazetarët që të bëjnë pyetje.
“Lajmi për rihapjen e pjesshme të gjykimit të Ramush Haradinajt, Kryetarit të AAK-së, është një lajm shumë i keq për AAK-në, për qytetarët e Kosovës, për shtetin e Kosovës”, thuhet në fillim të deklaratës së kësaj partie, të lexuar para medieve nga Blerim Shala.
Sipas tij, AAK-ja është tejmase e befasuar me vendimin e Tribunalit të Hagës, veçmas kur dihet që me një vendim unanim të Shkallës së parë të këtij Tribunali, me 3 prill 2008, Haradinaj është shpallur i pafajshëm prej të gjitha akuzave.
“Si AAK, jemi të bindur që proceset politike në Kosovë, veçmas ato që do të pasojnë në vijim të shpalljes të qëndrimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, këtë të enjte, më 22 korrik, do të dëmtohen thellësisht”, tha Shala, duke lexuar deklaratën në emër të AAK-së.
Duke ftuar qytetarët e Kosovës të tregohen të matur dhe të pjekur, Shala tha se diçka e tillë është borxh ndaj Ramush Haradinajt.
“Ne si AAK, edhe kësaj radhe shprehim bindjen tonë të palëkundur që AAK do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe që Ramush Haradinaj do t’i prijë, si Kryeministër, Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha Blerim Shala, nënkryetar i parë i AAK-së.
AAK e habitur me vendimin
Vendimin e Tribunalit të Hagës për rikthimin në gjykim të rastit “Haradinaj”, zyrtarët e AAK-së, partisë së Ramush Haradinaj, e kanë pritur të habitur dhe të brengosur.
“AAK-ja është e brengosur me vendimin e sotëm. Ne besojmë fuqishëm në pafajësinë dhe drejtësinë. Jemi të befasuar me këtë vendim duke marrë parasysh vendimin mëparshëm të gjykatës për lirimin e tij. Ekipi i mbrojtjes së z. Haradinaj do të punojë që ai të kthehet në atdhe”, thotë Besnik Tahiri, anëtar i kryesisë së AAK-së për Express.
Michael O’Reilly, koordinator i Ekipit të Mbrojtjes, është shprehur jashtëzakonisht i befasuar me vendimin e sotëm për kthimin në rigjykim të procesit Haradinaj dhe të tjerët.
“Kjo është diçka që ne s’kemi mundur ta parashohim, posaçërisht duke pasur parasysh lirimin e tij të pamëdyshje dhe unanim të para dy viteve”, ka thënë O’Reilly, nëpërmes një komunikate.
“Për ne tanimë çështjet më me rëndësi janë, së pari, që të sigurojmë kthimin e shpejtë të z. Haradinaj në Kosovë dhe, së dyti, të caktohet sa më shpejt data e rigjykimit të pjesshëm”, ka shtuar ai.
Rasti Haradinaj kthehet në rigjykim
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës për ish-Jugosllavinë ka urdhëruar që rasti i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të kthehet në rigjykim, dy vjet pasi ai u lirua, nga akuzat për vrasje, përdhunime dhe tortura.
Presidenti i gjykatës, Patrick Robinson, thotë se gjyqi origjinal i Haradinajt dhe dy ish-komandantë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u pengua nga frikësimi i dëshmitarëve, raporton AP.
Robinson tha të mërkurën se gjykata "dështoi të vlerësojë seriozitetin " e kërcënimit.
Vetëm gjashtë nga 32 akuzat fillestare kundër "Haradinajt dhe të tjerëve" do t'i nënshtrohen rigjykimit, sipas vendimit të gjykatës.
Filloi seanca e apelit për rastin Haradinaj
Ka filluar në Hagë seanca ku do të jepet vendimi i apelit lidhur me rastin Haradinaj dhe të tjerët, raporton Radio Evropa e Lirë.
Në prill të vitit 2008, Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë vendosi se Ramush Haradinaj ishte i pafajshëm dhe u lirua nga të gjitha akuzat.
Prokuroria ka apeluar vendimin. Vendimi do të jepet sot. Momentalisht po flet përfaqësuesi i prokurorisë, i cili po thekson se dëshmitarët janë tërhequr për shkak të kërcënimeve.