Haga shpreson të gjykojë bashkë, Mlladiç dhe Karaxhiç
Gjykata Ndërkombëatre për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi shpreson se i kërkuari për krime lufte në Bosnjë, komandanti Ratko Mlladiç mund të kapej në kohë për t'iu nënshtruar proçesit gjyqsor së bashku me liderin e tij politik Radovan Karaxhiç, bëri të ditur sot prokurori i lartë.
Nëse Mlladiç, komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjes gjatë luftës në vitet 1992-1995, kapet përpara fillimit të procesit gjyqsor kundër Radovan Karaxhiçit, çështja gjyqësore ndajtij mund "t'i bashkohej" asaj të Karaxhiçit dhe ata mund të gjykohen së bashku në mënyrë më efiçente, u tha gazetarve në Hagë, prokurori Serge Brammertz. "Kjo është vetëm zgjedhja më e mirë", tha ai .
Të dy të dyshuarit akuzohen për gjenocid. Brammertz tha në një raport javën e kaluar në Këshillin e Sigurimittë Kombeve të Bashkuara se bashkëpunimi i Serbisë me Gjykatën Ndërkombëtare ishte përmirësuar, por nevojitej më shumë punë për të garantuar arrestimin e Mlladiçit dhe të Goran Haxhiçit, ish politikan serb, i cili gjithashtu kërkohet për krime lufte. Mlladiç, komandantii serbëve të Bosnjes gjatë luftës, mendohet se ndodhet në Serbi i mbrojtur nga anëtarë nacionalistë të vijës së ashpër. Brammertz tha se kombinimi i çështjes së tij me atë të Karaxhiçit do të kërkonte "disa ditë". (atsh)