E Diel, 1 Nëntor 2026

Haga, s’mund t`i shfajësojë Serbët!

Vendimi i gjykatës botërore, që mundohet të nxjerrë të pafajshëm Serbët për vrasjet në Bosnje, është një mohim. Vendimi i dhënë më 26 Shkurt nga ICJ (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë) kundrejt padisë që Bosnje Hercegovina kishte bërë për Serbët ka qenë një gjykim i bërë nën petkun e marrëveshjes. Edhe pse mund tu jepet dicka kurbanëve të Bosnjes, në thelb ai është një vendim që mohon genocidin dhe nxjerr të pafajshëm rolin që ka pasur Serbia në këte genocid.

Edhe pse nga disa media ky vendim u vlerësua si një përparim,nga ana e Boshnjakëve u prit me një tmerr dhe zemërim të madh. Kjo ishte mundësia e fundit që nëprmjet një organi kopetent, të jepej vendim në lidhje me rolin e Serbisë në genocidin ndaj Bosnjes. Sepse vdekja e ish liderit Jogosllav Sllobodan Miloshev i privoi mundësinë Gjykatës Ndërkombëtare te Krimeve(ICTY) për të dhënë një gjykim të prerë ndaj tij. Edhe pse (ICTY) ka përcaktuar genocidin e kryer me 1995 në Srebenicë(ku janë vrarë 7000 mysliman burra dhe fëmijë) dhe ka pranuar rolin që kishin vetëm individët në këtë masakër, vendimi i ICJ futi në përgjegjësi dhe shtetin Serb për genocidin që iu bë myslymanëve gjatë luftës në Bosnje mes viteve 1992-95.

Në genocidin e Bosnjes që filloi në verën e vitit 1992, Serbët Boshnjak nën udhëheqjen e Radovan Karadzic së bashku me Miloshevicin dhe militantët katil serb që ai kishte formuar, të ndihmuar dhe nga ushtria nacionale Yugosllave nën udhëheqjen Serbe,filluan një fushatë dhune kundër atyre që sishin serb dhe vecanërisht kundër myslymanëve. Forcat serbe dogjën fshatra,vranë liderët e shoqërisë, mbyllën meshkujt në kampe përqendrimi duke i vrarë, gjithashtu përdhunuan shumë gra e vajza. Në këtë mënyrë 90 % e popullit që nuk ishin serb u terrorrizuan. Pastrimi etnik, ishte një politikë e qëllimshme e udhëheqjes së Beogradit dhe nacionalistëve serb që ata ushtruan për të shfarosur myslymanët dhe kroatët. Kështu duke u bazuar në përcaktimin që kanë bërë Kombet e Bashkuara se: vrasjet që bëhen për të shfarosur një grup për shkak të fesë,kombit,racës, vrasje ndaj një pjesë të një kombi apo komplet atë: quhet vrasje në masë dhe janë brenda konvesionit te genocidit. Qeveria Boshnjake për herë të parë ka hapur cështje gjyqësore për ngjarjet e kobshme dhe masakrat kundër civilëve në vitin 1993,pra dy vjety para ngjarjes së Srebenicës. Për këtë arsye ICJ kishte dy cështje të rëndësishme që duhet ti shqyrtonte. A kishte ndodhur një genocid dhe a ishte përgjegjëse vetë Sërbia si shtet? Gjykata te dyja cështjeve iu afrua nga një kënd i gabuar.
E para nga njëra anë duke e pranuar se myslymanët Boshnjakë formonin një grup të mbrojtur sipas kushteve të konvesionit,nga ana tjetër kundërshton karakterin si genocid kundrejt masakrës që ata kryen ndaj Boshnjakëve. Po,është e vërtetë që gjykatësit e pranojnë se në tokat e Bosnje Hercegovinës ka pasur kampe përqendrimi dhe në zona specifike janë kryer dhe vrasje në masë. Për më tepër ka dhe evidenca që tregojnë se këta kurbanë,anëtarë të këtij grupi të mbrojtur nga konvesioni janë marrë në shënjestër duke u vrarë sistematikisht. E megjithatë gjykata : nuk u bind plotësisht se anëtarë të këtij grupi të mbrojtur janë vrarë në masë qëllimisht. Vec kësaj, ICJ këto pika : dëmtime serioze fizike dhe shpirtërore të lëna mbi anëtarët e këtij grupi të mbrojtur si dhe kryerja me paramendim për shfarosjen e një pjese apo komplet grupin… që ajo i ka gjykuar të tilla, sipas konvesionit genocide futen brenda genocidit.

Cështja e dytë e rëndësishme, qëndrimi i ICJ se ndaj rolit të Serbisë në genocide. Gjykata duke e ngushtuar masën e genocidit në Srebenicë, nuk e pranon Serbine as si bashkëfajtore as si udhëheqëse në këtë punë. Kështu që gjykata nuk e ka marrë parasysh dështimin që pati Serbia për parandalimin e një vrasje në masë si genocide dhe ndihmën që ajo i dha Ratko Mladic. Atëherë,përse ICJ arriti që të nxjerrë një vendim kaq zhgënjyes?

E para ,ICJ ja e ngushton botëkuptimin e genocidit
E dyta, mbështet përfundimet e nxjerra prej ICTJ
E treta, gjykata kërkon një mirëkuptim mes anëtarëve të saj (p.sh. el Khasaune kërkon një vendim pro Boshnjakëve,të tjerët nuk duan që të dënohen serbët)
E fundit, gjykata mund të ketë marrë në konsideratë gjendjen politike në Serbi ku Partia Radikale(e drejtuar nga Vojislav Seseli,fajtor për krime lufte) vazhdon ende të jetë e fuqishme.

Përktheu nga anglishtja: Roland Çinari

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›