Aleksandër Makedonski , Car Samuili dhe Skënderbeu
Tre personalitete historike në një nënqiell. Tre histori gjakatare për hir të dashurisë së tyre, dhimbjes , frikës dhe jetës. Në të njejtën kohë , realizohen projekte madhore në orientimin e masës nga e dendura dhe e stilizuara. I njëjti qëllim dëbimi i Orientit në Lindje. E nga Orienti njeriu fitoi civilizimin , u edukua , mësoi shkronjat , shkencat , shkathtësitë luftarake dhe prap ti je i keq. Bota të çudit dhe të venit drejtë plagjiaturave të pafundme historike. Identiteti i gatuar në kuzhinat e Europës afron njeriun nga demaskimi omorgafik. I njëjti demaskim harron popujt e lashtë pagan dhe niset drejtë ardhmërisë së ndritshme. Në shekullin XXI këto histori pagane , po kërkojnë nga njeriu kthimin mbrapa me qindra vite e miliona , aty ku guri gdhendej në fazën e parë të njerëzimit. Eureka vdiq në hormon , ende s`ka lindur , pret Herodotin e lashtë t`ia pështyj jetën përballë koncepteve filozofike.
Ky vend artificial me plot histori mistike dhe demagogjike fton misterien në lozjen e re të përballjeve kronologjike. Dukesh i dendur përballë kësaj kornize orientale , i molisur , i plakur , i sakatosur. Qielli u mrrol , e zemra vlon plot mllef për hir të vendit të saj , jetës që t`i e servove pa meritë për madhështinë tënde. Nuk na pyetët se kush jemi , nga vijmë , cfarë duam , e kë kërkojmë.... Si bombë atomike u lëshuat në truallin tonë , aty ku zënkat nuk kanë të sosur. E ju heshtni para varfërisë , papunsisë , rrugëve të prishura , kanaleve të papastra , spitaleve të vjetëruara , lajkave të politikanëve , demarkacionit të gjirit kufitar.
I njëjti imazh gjithnjë kur njeriu është në kërkim të jetës së rehatshme. Në momente kyce prap vjen në konsiderat ai projekti i madh i cili lidhë ngusht zemrën , historinë , gjurmët dhe lashtësinë. Nuk kam nevojë për gjurmë , por për punë , për bukë , e për jetesë... Kështu populli i shkret ofshan para këtij uragani mbjelljeje të dizajnuara nga ana e atyre që udhehëqin me veten dhe luajnë me ne....
Jeta më shumë i ngjanë një bastoreje sportive ku mezi pret ditën e nesërme për të akumuluar atë pak energji ditë- për ditë , sekondë- për sekondë ... Jo , jo jeta nuk është e tillë. Por , imazhet e formuara për të e fashisin punëtorin e të vërtetës dhe e ngren lartë mbi qiell demonin e quajtur me emra të ndryshëm .
Krisna është i gjithëtërheqshëm , kështu do të na thonin mësuesit e Budizmit për Zotin e tyre të imagjinuar. Ai është i Gjithëdijshëm thanë budistët , por e vërteta të cilën servojnë nëse llogarisim si të tillë nuk është e vërtetë , por vetëm një ëndërr në mes –ditë për t`i harruar miliona problemet që kanë populli indus në vendin e tyre. Ato mishërohen me të , jetojnë dhe strehohen në brendi të tempujve të lashtë. Seksi për to është vetëm se një rrugë për të arritur deri tek fëmija. Ja , ky është realiteti i këtij konglomerati idesh , vlerash dhe botëkuptimesh ... Jetojnë si njerëz në shekullin XXI me imazh parahistorik. A thua vallë kemi nevojë për imazhe të këtilla në këtë nënqiell? Jam i bindur se populli kur ka hedhur votën e tij për një deputet , ka shpresuar në investime të reja , uljen e çmimit të rrymës elektrike , uljen e papunësisë , rritjen e kualitetit të arsimit , shërbime më kualitative shëndetësore etj. Asnjëra nga këto nuk realizohet , dhe deputeti duhet ta justifikoj votën e marrë nga populli . Ky justifikim është një imazh i turbullt i përzierjeve të ndjenjave historike , patriotike me këngëtarët dhe aktorët demode.
Këtë shkrim po e përfundoj me profecin e gazetarit maqedon Ivica Antevski:
" Në të ardhmen e afërt kryetar shteti do të na bëhet Aleksandër Makedonski , Kryetar Qeverie Car Samuili dhe Ministër i Arsimit Skenderbeu"... :)