Bush kundër Moskës për futjen në NATO të Ukrainës dhe Gjeorgjisë
Dje Ministri i Jashtëm rus Gregor Karasin ka thënë se një vendim i tillë do të sjellë një krizë të thellë mes Moskës dhe Kievit. Nga ana tjetër presidenti Bush ka replikuar duke thënë se “Moska nuk ka të drejtën e Vetos për vendimet që do te merren në Bukuresht” . Megjithatë një ‘JO’ e thatë për Kievin dhe Tbilisin ka ardhur edhe nga Parisi. Franca është kundër hyrjes së Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO. Këtë e ka deklaruar kryeministri francez Fransua Fijo.
Samiti që mbahet sot në Bukuresht do të nisi sot në darkë dhe përfundon të premten pasdite. Punimet do të mbahen në shtëpinë e popullit e cila është godina më e debatuar në vend. Ajo është ndërtuar nga ish diktatori komunist Mikolaj Çaushesku, mes viteve 1984-1989 dhe është ndërtuar në një mënyrë të tillë që mund të shihet nga çdo kënd i Bukureshtit. Ndërtesa është e rregjistruar në librin e rekordeve gines pas Pentagonit.