E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë: Arrestimet e fundit janë çështje e Eulex-it dhe Kosovës

Zyrtarët e Tribunalit Penal Ndërkombëtar në Hagë nuk kanë dashur të komentojnë arrestimet e fundit të ish komandantëve të Zonës së Drenicës, duke konsideruar se nuk është çështje e tyre.

Sipas tyre, Haga e ka kryer me ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Zyrtarë nga Haga kanë thënë se  arrestimet e fundit janë një problem që i takon Eulex-it dhe Kosovës.

Ndërsa, lidhur me kërkesën e qeverisë serbe që shtetasit e saj të dënuar nga gjykata e Hagës t’i mundësohet të vuajnë dënimet në vendin e tyre Mgadanela Spalinska, zëdhënëse e TPI-së i ka deklaruar sot agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” se “po, kemi njoftime të tilla se autoritet serbe kanë kërkuar nga OKB të shqyrtojnë kërkesën që në të ardhmen që të dënuarit nga Tribuanli ynë t’i mundësohet të vuajnë dënimet në Serbi. Kërkesë kjo e cila nuk është kërkesë e parë e qeverisë serbe..”

Do shtuar se kryeministrit serb Ivica Daçiç përmes një letre drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, ka kërkuar një vlerësim gjithëpërfshirës të çështjes nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ka mësuar Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga burimet e OKB-së.

Presidenti i ICTY, Theodor Meron e ka informuar Ban Ki-moon se kërkesat e Beogradit mund të shqyrtohet, për çka do të vendos OKB. Fjalë është për 50 serbë të dënuar me mbi një mijë vjet burg.

Edhe zyrtarja e TPI-së Spalinska ka pohuar se “kërkesa e Serbisë është në shqyrtime për të cilin vendim fjalën përfundimtare do ta ketë Këshilli i Sigurimit i cili duhet të shqyrtojë nëse do të ndryshojë apo jo ligjin mbi evuajtjen e dënimeve..”. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›