E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lansohet aplikacioni për raportim të rasteve emergjente

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe UNDP-ja kanë lansuar aplikacionin për raportim të rasteve emergjente, të cilat mund të ndodhin në Kosovë. Ky aplikacion pritet të jetë i pranishëm për të gjitha sistemet operative të telefonave mobilë. Drejtues të UNDP-së kanë thënë se në Kosovë viteve të fundit janë rritur rastet e emergjencave për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike. Nga ana tjetër, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, ka përshëndetur një iniciativë të tillë, duke premtuar mbështetjen e ministrisë, raporton KTV.Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave po pret që të marrë më lehtë informacione nga qytetarët për fatkeqësitë e ndryshme natyrore dhe krizat përmes telefonave mobilë.

Kjo agjenci që nuk ka shumë kohë që është formuar bashkë me UNDP-në kanë lansuar aplikacionin për të gjitha sistemet operative të telefonave.

Me anë të këtij aplikacioni është synuar që të vihet më lehtë deri tek intervenimet e ndryshme.

Mirëpo, përmbajtja e gjatë e gjërave që duhen plotësuar nga përdoruesi në këtë aplikacion ka ngjarë më shumë në procedura burokratike që aplikohen nga institucionet.

Zyrtarë të UNDP-së kanë thënë se po synohet që me anë të këtij aplikacioni të lidhet i gjithë regjioni mes vete.

Stella Nedere, nga UNDP ka theksuar se “incidentet natyrore janë duke u rritur në Kosovë për shkak të ndryshimeve të shumta klimatike. Andaj, me këtë hap ne po synojmë që të informohen institucionet përgjegjëse në kohë. Përdorimi i madh i telefonave dhe i internetit na ka shtyrë që të ndërmarrim një hap të tillë, pasi kjo do të ndihmonte shumë në parandalimin e më të keqes”.

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme kanë mirëpritur një vendim të tillë.

Zyrtarë të Agjencisë janë gjendur në situatë të vështirë, duke prezantuar mënyrën se si funksionon një aplikacion i tillë, pasi ka hasur në probleme funksionale.

Një projekt i tillë ka kohë që ka nisur të funksionojë në Maqedoni, andaj synim i UNDP-së është që aplikacioni të jetë aktiv për tërë rajonin./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›