Hagë/ Franca, Jordania dhe Norvegjia, mbrojnë pavarësinë e Kosovës
Franca, Jordania dhe Norvegjia kanë mbështetur para GJND-së në Hagë, pa asnjë hezitim, pavarësinë e Kosovës. Franca ka thënë se GJND-ja nuk ka see përse të deklarohet, sepse Kosova tashmë është njohur nga 63 shtete, ndërsa Jordania dhe Norvegjia kanë pohuar se kosovarët gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes. Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë ka vazhduar debati rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës me me mb ështetjen unanime të këtyre tre vendeve. Përfaqësuesja e Francës, Hedvig Belliar, ka thënë se çështja që po diskutohet, është gjendur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në formë artificiale. Belliar ka pohuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse ajo nuk e rregullon çështjen e secesionit.
Pavarësinë e Kosovës e ka mbështetur edhe përfaqësuesi i Jordanisë, Princi Zeid Al Husein, ambasador i këtij vendi në SHBA. Përfaqësuesi i Jordanisë ka thënë se e drejta ndërkombëtare ka qëndrim neutral ndaj shpalljeve të pavarësisë dhe ka shtuar se nëse një entitet ka popullatën, territorin dhe qeverinë, si në rastin e Kosovës, ai konsiderohet shtet.
Edhe përfaqësuesi i Norvegjisë, Rolf Fife, ka mbështetur pa asnjë hezitim pavarësinë e Kosovës. Rolf Fife ka pohuar se Kosova gëzon të drejtën e vetëvendosjes dhe për të argumentuar këtë tezë ka sjell ë n ë kujtes ë dokumentet e Rambujesë.