E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet klimaterike, SHBA, ofrojnë ndihmë për vendet e varfëra

Shtetet e Bashkuara do të kontribuojnë për një fond në ndihmë të vendeve të varfëra për ndryshimet klimatike, por Uashingtoni zyrtar nuk e sheh të nevojshme dhënien e dëmshpërblimeve për ndojten shekullore nga gazrat. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën në Kopenhagen nga një zyrtar i lartë amerikan mbi klimën. "Ne e pranojmë absolutish rolin tonë historik për emetimet e gazrave në atmosferë, por e refuzojmë kategorikisht ndjenjën e fajita apo dhënien e dëmshpërblimeve", tha Tod Stern, kreu i përfaqësisë amerikane në samitin e Kopenhagenit mbi klimën. Në afatin e shkurtër të kohës, recesioni ka reduktuar emetimet e gazrave të SHBA-së, por reduktimi i ndotjeve të mëdha kërkon më shumë kohë dhe përpjekje. Stern deklaroi se iste i përgatitur të punonte në arritjen e një marrëveshjeje në Kopenhagen, duke përfshirë këtu edhe ofrimin e parave kesh. "Ne gjithashtu po mbështesim një lloj fondi fillestar që ishte pjesë e deklaratës së Komonuelthit përpara rreth një jave. Do të jenë më shumë se 10 miliardë dollarë që do të mblidhen nga vendet e zhvilluara deri në vitin 2012", tha Stern. Por sipas tij, vendet e zhvilluara nuk duhet që angazhimet dhe përgjegjësitë t'i mbajnë të vetme. "Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për zgjidhjen e këtij problemi, përvecse miratimit të një pjese të madhe të vendeve të zhvilluara. Ne nuk po flasim për nevojat për veprim të të gjithë vendeve të zhvilluara, por një pjesë esenciale e tyre, duhet të kontribuojë patjetër", shton Stern. Zyrtarë nga Kina, vendit më të madh emetues të gazrave në atmosferë, kanë kritikuar ofertën e SHBA-së për reduktimin e emetimeve deri në 17 përqind në vitin 2020, krahasuar me nivelet e 2005-ës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›