Champions, Barça e Inter s’lejojnë asnjë surprizë
Interi dhe Barcelona janë kualifikuar për në turin tjetër të Champions League, duke mos lejuar asnjë surprizë në grupin F. Mbrëmë janë shuar edhe dilemat e fundit përsa u përket skuadrave që do të kalojnë në turin tjetër, teksa edhe Shtutgarti në grupin G ka bërë detyrën, duke triumfuar 3-1 përballë Unirea Urzicenit dhe duke zënë kështu vendin e dytë. Në grupin F, Interi ka mposhtur 2-0 Rubin Kazanin, duke shuar çdo dyshim në lidhje me skuadrën që do të kalonte më tej. Samuel Eto në minutën e 31-të realizoi golin e avantazhit, pas një aksioni të bukur të Havier Zanetit. Argjentinasi pasoi për Balotelin, që me takë e ktheu në qendër për kamerunasin, i cili nuk fali. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën rusët u hodhën menjëherë në sulm. Por, mbrojtja zikaltër ishte e pakalueshme. Minuta e 64-t sjell golin e sigurisë për Interin, me autor Mario Balotelin. Sulmuesi zikaltër realizoi saktë nga një goditje dënimi, duke mbyllur llogaritë me këtë ndeshje. Po në grupin F, Barcelona ka arritur të fitojë 2-1 në Kiev përballë Dinamos vendase. Ukrainasit kaluan në avantazh pas vetëm 2 minutash lojë me autor Milevskin nga një goditje dënimi. Megjithatë goli ishte më shumë për “meritë” të portierit katalanas Viktor Valdes, që pasi e ndaloi fillimisht, e dërgoi atë në portën e tij. Gjithsesi Barça nuk u dorëzua dhe gjeti shumë shpejt golin e barazimit. Një aksion me disa pasime është finalizuar nga Ksavi, pas një asisti të marrë nga e majta. Pjesa e dytë ka qenë totalisht e dominuar nga kampionët e Evropës. Megjithatë, Barcelona ka falur shumë përpara portës, derisa në minutën e 86-të Mesi realizoi saktë nga një goditje dënimi, duke shuar shpresat e Dinamos së Kievit për një vend në Europa League. Tashmë aty do të luajë Rubin Kazani.
Ndeshjet
Në takimet e tjera të luajtura dje, spikat fitorja 3-1 e Shtutgartit përballë rumunëve të Unirea Urziceni. Gjermanëve u kanë mjaftuar 11 minuta për të mbyllur këtë ndeshje. Ciprian Marica, Trash dhe Pogrebnjak realizuan golat për vendasit, ndërkohë që Semedo realizoi golin e nderit 2 minuta nga nisja e pjesës së dytë. Unirea gjithsesi do të luajë në Europa League. Ndërkaq, në grupin E, Fiorentina ka ruajtur vendin e parë, duke mundur 2-1 Liverpulin në “Anfield Road”. Sërish zhgënjyese skuadra e Benitez, që e mbyll me turp kompeticionin ku shihej nga të gjithë si favorite për trofeun final. Josi Benajun shënoi 2 minuta para përfundimit të pjesës së parë për Liverpulin, por në fraksionin e dytë të lojës Martin Jorgensen e Alberto Xhilardino i dhanë fitoren skuadrës italiane. Fiorentina ruan vendin e parë në grup, me 15 pikë.
CHAMPIONS
(A) Juventus-Bajern 1-4
(A) Makabi-Bordo 0-1
(B) Beshiktash-CSKA 1-2
(B) Volfsburg-Mançester 1-3
(C) Marsejë-Real 1-3
(C) Zyrih-Milan 1-1
(D) Atletiko-Porto 0-3
(D) Çelsi-Apoel 2-2
Dje
(E) Liverpul-Fiore 1-2
(E) Lion-Debreceni 4-0
(F) Inter-Rubin Kazan 2-0
(F) Dinamo-Barcelona 1-2
(G) Sevilja-Rejnxhërs 1-0
(G) Shtutgart-Unirea 3-1
(H) Olimpiakos-Arsenal 1-0
(H) Standart-Alkmar 1-1
(e.n/BalkanWeb)