Hagë/ Gjykata cakton avokatin e Karaxhiçit
Gjykata e Hages i caktoi sot një avokat ish-liderit të serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç dhe e shtyu gjykimin e tij deri në mars të vitit 2010. Zhvillimet u bënë një ditë pasi prokurorja Hildegard Uerc-Reclaf u kërkoi gjykatësve të caktojnë një avokat për Karaxhiçin, në mënyrë që procesi të vazhdojë edhe nëqoftëse ai vazhdon t'i bojkotojë seancat.
Të martën Karaxhiç u paraqit për herë të parë në gjykatë, duke thënë se i janë shkelur të drejtat nga gjykatësit e Kombeve të Bashkuara, të cilët e filluan gjykimin e tij për gjenocid pa praninë e tij.