E Diel, 1 Nëntor 2026

Al Kaeda merr përgjegjësinë për sulmin në Jemen

Al Kaeda e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilin u vranë tre oficerë të sigurisë të Jemenit këtë javë.
Grupi i Al Kaedës deklaroi në internet se sulmi i së martës ishte mbështetje "për vëllezërit tanë" të burgosur në Jemen.
Mesazhi nuk ka mundur të verifikohet, por ai u postua në një faqe interneti që zakonisht përdoret nga Al Kaida.
Sulmi afër kufirit me Saudinë ndodhi në të njëjtën ditë kur rebelët jemenas vranë një oficer sigurie saudit dhe plagosën 11 të tjerë në vërsuljen ndërkufitare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›