E Diel, 1 Nëntor 2026

Enciklopedi e re në Maqedoni, aktori shqiptar Bekim Fehmiu konsiderohet "serb"

Enciklopedia filmike" e botuar së fundmi pas miratimit të Ministrisë së Kulturës në Maqedoni, injoron dhe falsifikon kinematografinë shqiptare, duke tjetërsuar edhe aktorët e famshëm shqiptarë, ku aktorin Bekim Fehmiu e cilëson si aktor serb. Në këtë enciklopedi, ku nuk përmendet asnjë fjalë për filmin, kinematografinë shqiptare dhe aktorët shqiptarë, mban vulën e autorit maqedonas Georgi Vasilevski. Siç bën të ditur agjencia e lajmeve INA, ajo që të bie në sy është fakti iritues e që ka të bëjë me përfshirjen e shumë aktorëve e filmave maqedonasë që janë ngritur në nivelin e aktorëve dhe filmave botërore. Në kuadër të filmave dhe aktorëve botërore vend të konsiderueshëm zënë edhe filmat dhe aktorët serbë, për të vijuar me ata kroatë, boshnjakë, turq dhe, si shkarazi do t'i jepet një shtyllë hapësirë edhe aktorit me përmasa botërore, Bekim Fehmiut që cilësohet si aktor serb. Autori i kësaj enciklopedie nuk nënvizon faktin që, më vitin 1987, në mënyrë demonstative Bekim Fehmiu hoqi dorë nga shfaqja "Madame Kolontine" të autorit Anete Playel, edhe atë jo për shkaqe teknike por pikërisht për faktin se serbët e kishin mbushur kupën e propagandës antishqiptare. Në enciklopedinë e famshme maqedonas filmike nuk përmenden aktorët e mirënjohur shqiptarë nga Maqedonia, të cilët janë të shquar dhe të vlerësuar me çmime nga bota e filmit, duke përfshirë edhe filmat dokumentarë. Gjithashtu në nivelin e kinematografisë ndërkombëtare nuk janë përmendur aktorët e mëdhënj si: Xhejms dhe Xhon Belushi, Eliza Dushku, Luan Bexheti apo edhe emra të tjerë. Ndërkaq Ministria e Kulturës sërish ka heshtur përballë këtij falsifikimi dhe injorimi të artit dhe kinematografisë shqiptare. Botimi i kësaj "Enciklopedie Filmike" vjen pas botimit të enciklopedisë famoze maqedonase nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase, e cila ishte kontradiktore dhe fyese për historinë dhe vlerat kombëtare shqiptare

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›