E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, regjistrohen 3 raste të tjera me virusin A/H1N1

Tre raste të tjera të prekjes nga virusi A/H1N1 janë regjistruar sot në Kosovë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave personat e infektuar janë të etnisë serbe nga Gracanica, Mitrovica dhe Gorazhdeci i Pejës.
Sipas burimeve, analizat që kanë konfirmuar praninë e gripit të derrit tek këta persona janë kryer në një laborator të Beogradit.
Burimet shtojnë më tej se personat në fjalë, mes të cilëve një vajzë 13- vjeçare, po mjekohen në shtëpitë e tyre dhe nuk rezulton të jenë në rrezik për jetën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›