E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hage: Haradinaj, Balaj e Brahimaj, te pafajshem

Gjykata Nderkombetare per Krime Lufte ne ish-Jugosllavi ka liruar nga te gjitha akuzat ish-luftetaret e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Vendimi i rigjykimit te pjesshem qe zhvillohej me akuzen per "vrasje, torture dhe trajtim mizor, si krime qe bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftes" u lexua nga gjykatesi i rastit, Bakone Justice Moloto. Rigjykimi i pjesshem ndaj ish-komandantit te Ushtrise Clirimtare te Kosoves per zonen operative te Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkeluftetareve te tij, Brahimaj dhe Balaj, kishte nisur ne korrik te 2010-es.

Treshja akuzohej per "trajtim mizor, torturimin dhe vrasjen e te burgosurve" ne ate qe quhet kampi ushtarak i Jabllanices ne periudhen 1 mars - 30 shtator te 1998-es. ??Ne vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj u paten liruar nga te gjitha akuzat per krime lufte dhe krime kunder njerezimit, ndersa i akuzuari i trete, Brahimaj qe denuar me gjashte vite heqje lirie per "trajtim mizor dhe torturimin" e te burgosurve te UCK-se.

Autoritetet e Kosoves

Vendimi i Hages eshte pershendetur nga udheheqesit me te larte te shtetit te Kosoves. Presidentja Atifete Jahjaga e ka cilesuar si "nje deshmi se lufta e UCK-se dhe prijesve te saj ka qene clirimtare. Jahjaga ka pergezuar gjithashtu qytetaret e Kosoves "per bashkepunimin me Tribunalin e Hages ne perpjekje per te kerkuar drejtesi per krimet e luftes te kryera ne Kosove dhe durimin e tyre gjate kesaj periudhe".

Po ashtu, vendimin e Tribunalit te Hages e ka mirepritur dhe cilesuar si te drejte edhe kryeministri i Kosoves Hashim Thaci. "Ky vendim eshte deshmia me e forte se Ushtria Clirimtare e Kosoves ka bere lufte te drejte per liri dhe nuk ka kryer krime per te cilat jemi akuzuar padrejtesisht", ka deklaruar z. Thaci.

Nderkaq Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ka pritur me feste vendimin e Tribunalit te Hages per lirimin e liderit te saj Ramush Haradinaj. Nenkryetari i pare i AAK-se, Blerim Shala tha se kthimi i Haradinajt do te sjelle zhvillime pozitive dhe dinamike politike ne vend. Sipas tij, skena politike e Kosoves ka ndjere mungesen e ish-kryeministrit Haradinaj. "Ai nuk e ka perjashtuar as mundesine e perfshirjes se AAK-se ne Qeverine e Kosoves, sic tha ai, per t'i ndihmuar dhe quar perpara proceset ne interes te Kosoves.

Shala rikonfirmoi edhe kete here se kjo parti politike do ta perkrahe qeverine aktuale ne temat e cilesuara te interesit te Kosoves.

Ndryshime?

AAK eshte subjekti me i perfolur per perafrimin e saj me qeverine Thaci, kurse nenkryetari i saj Blerim Shala, eshte emeruar nga presidentja Atifete Jahjaga ne postin e koordinatorit te Kosoves per bisedimet me Serbine. Shala rikonfirmoi se kjo parti politike do ta perkrahe qeverine aktuale ne temat e cilesuara te interesit te Kosoves. Lirimi i Haradinajt, sipas pritjeve ne Prishtine, mes tjerash mund te sjelle edhe ndryshime ne kuader te perberjes se Qeverise se Kosoves.

Rigjykimi

Rigjykimi qe nisi me se dy vite me pare, erdhi si kerkese e prokurorise se Tribunalit te Hages per t'i degjuar deshmite shtese te dy deshmitareve "te rendesishem". Pavaresisht mosangazhimit te tij politik gjate kohes sa zhvillohej rigjykimi i pjesshem, Haradinaj ka mbetur kryetar i partise opozitare Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, drejtimin e se ciles pritet ta vazhdoje pas kthimit ne Prishtine.

Ramush Haradinaj mberrin ne Kosove

Ramush Haradinaj ka mberritur ne Aeroportin e Prishtines dje pasdite, pasi qe Tribunali i Hages e shpalli ate te pafajshem dhe e liroi nga te gjitha akuzat qe e ngarkonin ate dhe dy ish bashkeluftetaret nga Ushtria Clirimtare e Kosoves, Lahi Ibrahimaj e Idriz Bala, me krimet e luftes. Haradinaj eshte kthyer ne Prishtine permes nje linje direkte nga Haga me protokoll shteteror te mundesuar nga Qeveria e Kosoves. Ne Aeroportin e Prishtines ai eshte pritur nga kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, zyrtare te Aleances per Ardhmerine e Kosoves, si dhe familjare e te aferm. Pas zbritjes nga aeroplani, Haradinaj ka ecur neper tapetin e kuq dhe me nderimet e Gardes se Forces se Sigurise se Kosoves.

Ne Aeroportin e Prishtines, Thaci e Haradinaj jane prononcuar se bashku, ku ata vleresuan se vendimi i Tribunalit te Hages ishte deshmi per luften e drejte te UCK-se. Lirimi i Haradinajt, tha kryeministri Thaci, eshte lajm i mire per familjen, qytetaret dhe Kosoven, por edhe per luften e drejte te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Pafajesia e Haradinajt, vijoi Thaci, eshte plotesim i festes se flamurit dhe 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise. "Eshte nje lajm i gezuar. Eshte nje lajm qe i takon dhe qe nderlidhet drejtperdrejte me luften e paster dhe te drejte qe kemi zhvilluar si Ushtri Clirimtare e Kosoves", eshte shprehur Thaci.

Ne anen tjeter, Haradinaj ka falenderuar kryeministrin Thaci per pritjen dhe ndihmen e ofruar gjate gjykimit ne Hage. Ai tha se gjate gjithe kohes ka jetuar me Kosoven, gezimet dhe hallet e saj. "Edhe pse ne nje proces te gjate, une kam jetuar me ju me vendin. Jam gezuar per te arriturat, per fitoret. Jam merzitur per veshtiresite, per sfidat". Ndersa shtoi: "Por, sot jam i gezuar qe drejtesia nderkombetare e ka konfirmuar se rruga jone per liri ka qene e paster dhe e drejte dhe po ashtu na mundeson qe edhe rruga para nesh do te jete e mire dhe ne do te mundemi se bashku t'i tejkalojme sfidat qe na presin", ka thene Haradinaj ne paraqitjen e tij te pare ne Aeroportin e Prishtines pas kthimit nga Haga.

Haradinajn e priten edhe nje numer i konsiderueshem qytetaresh te mbledhur si tek Aeroporti ashtu edhe ne qender te Prishtines, ku ai pritet t'u drejtohet edhe me nje fjalim pershendetes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›