E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dajko 2 ne pranga per droge

Pasi blenë drogën në Lazarat tentuan kufirin me Greqinë, por përfundojnë në pranga.

Policia e Sarandës në finalizim të operacionit “Dajko” arrestoi Ajaz Lilen 35 vjec dhe Haxhi Çumanit 56 vjeç, te dy nga Saranda, pasi u kapen me 180 kg kanabis sativa.

Ne bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë siguruar lëndën narkotike në fshatin Lazarat, e kanë transportuar dhe fshehur në fshatin Konispol, në afërsi të kufirit me Greqinë.

Droga u gjet e vendosur në katër canta sportive në pritje për tu trafikuar ne tregun narkotik te shtetit fqinj.

Kujtojme se sasia e lëndës narkotike të sekuestruar nga Drejtoria e Polcisië Vlorë dhe Komisariatet në varësi të saj për këtë vit është 5 ton e 953 kg më shumë se viti i kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›