E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestina merr statusin e vëzhguesit në OKB, Shqipëria abstenon

OKB- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të njohur Palestinën si shtet vëzhgues, një lëvizje e kundërshtuar fuqimisht nga Izraeli dhe SHBA-të.

Presidenti palestinez Mahmud Abas tha se ky ishte “shansi i fundit për të shpëtuar zgjidhjen me dy shteteve”, me Izraelin.

I dërguari i Izraelit në OKB tha se oferta e ka çuar procesin e paqes “prapa”, ndërsa SHBA-të thanë se ky veprim ishte “për të ardhur keq”.

Palestinezët tani mund të marrin pjesë në debate të OKB-së dhe potencialisht të bashkohet me trupat në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Kuvendi votoi në favor 138-9, me 41 kombe që abstenuan mes të cilëve edhe Shqipëria.

Qindra palestinezë festuan në rrugët e Ramallah, në Bregun Perëndimor, pasi rezultati u shpall. Analistët mendojnë se ndërsa palestinezët s’do të shohin asnjë ndryshim në terren me efekt të menjëhershëm, simbolika është e rëndësishme.

Ka edhe shpresa se qasja në organet e OKB-së do të sjellë të drejta të reja. Një aplikim i suksesshëm për anëtarësim të Gjykatës Ndërkombëtare Penale mund të përdoret për të akuzuar Izraelin për krime lufte ose të bëjë kërkesa të tjera ligjore kundër tij.

Dorina Bilbili/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›