Goditet nga rrufeja avioni i Finit

Lajmi ka ardhur nga Tuitter, një rrufe ka goditur avionin në të cilin udhëtonin kryeparlamentari italian Gianfranco Fini dhe stafi i tij. Kjo ka ndodhur gjatë udhëtimit të kthimit në Itali pas vizitës zyrtare në Shqipëri, me rastin e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së vendit tonë. Për fat të mirë nuk ka pasur asnjë dëm. Ai që ka konfirmuar lajmin ka qenë zëdhënësi i Finit, Fabricio Alfano, i cili ndodhej me të në avion. Avioni nuk ka pasur asnjë pasojë, dhe mesazhi i radhës në tuiter ka qenë që çdo gjë shkonte mirë dhe asnjë nuk duhej të shqetësohej.