Hagë, Karaxhiç do marrë pjesë në seancën e 13 Prillit
HAGë- Ish-lideri politik i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, do të marrë pjesë në rifillimin e procesit të tij më 13 prill përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare, TPI për ish-Jugosllavinë, njoftoi sot një prej këshilltarëve të tij juridikë.
"Karaxhiçi është i zhgënjyer nga vendimi, por do të përballet me të. Pra, ai do të jetë i pranishëm në gjykatë më 13 prill dhe parashikon të marrë pjesë plotësisht në procesin e tij", i deklaroi AFP-së Peter Robinson.
Instanca e apelit e TPI-së e ka kundërshtuar të enjten një apel të paraqitur nga Karaxhiçi për shtyrjen e procesit, që ishte pezulluar që prej 2 marsit. Procesi do të rifillojë më 13 prill me paraqitjen e provave të palës akuzuese.
Procesi i Karaxhiçit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe për gjenocid të kryera gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje ka filluar në fund të tetorit në Hagë, në mungesë të të akuzuarit i cili kërkonte më tepër kohë për përgatitjen e mbrojtjes.
Seancat gjyqësore kanë rifilluar më 1 dhe 2 mars me deklaratën paraprake të të akuzuarit i cili mbrohet vetë, përpara se të pezulloheshin përsëri në pritje të vendimit të instancës së apelit.
Ish-presidenti i Republikës së vetëshpallur të serbëve të Bosnjes, 64 vjeç, akuzohet për organizimin e një "spastrimi etnik" gjatë luftës së Bosnjes, që ka shkaktuar 100 000 të vdekur dhe 2,2 milionë të shpërngulur në periudhën
1992-1995.
(d.b/BalkanWeb)