E Shtunë, 31 Tetor 2026

U kremtua Pashka, festojnë bashkë katolikë e ortodoksë

TIRANE-Besimtaret e krishterë kane kremtuar mbremjen e djeshme të Premten e Madhe në përkujtim të kryqëzimit të Jezu Krishtit. Në katedralen Shen Pali ne Tiranë eshte mbajtur mesha per te premten e madhe e drejtuar nga imzot Rrok Mirdita. Qytetarë të shumtë morën pjesë në këtë meshë duke u lutur se bashku me drejtuesit e Kishës Katolike në Shqipëri për me shume paqe, mirësi dhe begati, për më shumë dashuri mes njerezve
Këtë vit si rralle here Pashkët përkojnë në të njëjtën ditë si për besimtarët katolikë ashtu edhe për ata ortodoksë.
Pashkët kremtohen të dielën e parë pas fillimit të pranverës, apo të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të muajit, që zakonisht i bie te kremtohen brenda 22 marsit dhe 25 prillit.
Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij, dhe eshte festa me e shenjte per besimtaret e krishtere. Sipas interpretimit biblik me ringjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e madhe (kur vdes Jezu Krishti pas shumë mundimeve dhe gozhdohet në kryq) në të Dielën e Pashkëve (kur ngjallet). Gjate kesaj jave Papa Benedikti i XVI ka mbajtur në Vatikan një sërë meshash. Ai ka folur për të rinjtë dhe ka dhënë mesazhe të ndryshme, por nuk ka përmendur skandalet seksuale të priftërinjve që po errësojnë imazhin e Kishës Katolike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›