Vizat, në 12 Prill Frattini vjen në Shqipëri
TIRANE-Procesi i liberalizimit të regjimit të vizave dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian do të sjellë në Shqipëri në datën 12 Prill Ministrin e Jashtëm të Italisë, Franco Fratini. Frattini pritet të takohet me krerë të shtetit ku përvec procesit të liberalizimit të regjimit të vizave do të diskutojë dhe për cështje si për bashkëpunimin rajonal, si edhe për çështje të tjera.
Takimi i Frattinit u njoftua nga agjenci të ndyrshme të lajmeve sipas të cilave vizita u jjoftua pikërisht gjatë njoftimit për nisjen e Projektit që po lancohet këto ditë në Shqipëri nën tematikën, "Itali-Shqiperi: Dy popuj, një det, një miqësi”, veprimtari që përfundon në muajin Qershor.
Pas Frattinit në Shqipëri, në muajin maj do të vijë dhe Presidenti i Dhomës së Deputetëve Gianfranco Fini e zyrtarë të tjerë italianë.
(d.b/BalkanWeb)