Xhorxh Soros dhe 100 personalitete, letër qeverive të Eurozonës
ATHINE-Multimilioneri Xhorxh Soros dhe më shumë se 100 personalitete nga Europa u bëjnë thirrje qeverive të eurozonës që të zgjidhin sa më shpejt krizën e borxhit, për mos u shkatërruar sistemi financiar botëror.
Gazeta ekonomike gjermane, “Handelsblatt” boton letrën që nënshkruhet nga personalitete europiane që iu përgjigjen iniciativës së Sorosit, i cili muajt e fundit ka shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e tij për të ardhmen e euros.
"Euro është shumë larg të qenit e përkryer..., mirëpo në përgjigje të kësaj jemi të obliguar të korrigjojmë gabimet konstruktive të eurozonës, në vend që të lejojmë krizën që të godasë deri në shkatërrim sistemin financiar botëror", thuhet në letër.
Këta "europianë të shqetësuar" propozojnë këto zgjidhje për daljen nga kriza:
-Krijimin e një institucioni të përbashkët financiar që do të disponojë fondet e domosdoshme dhe do të ketë aftësinë të garantojë se vendet anëtare respektojnë rregullat ekonomiko-financiare;
-Forcimin e kontrolleve dhe rregullimit të sistemit financiar;
-Një strategji konvergimi financiar, "sepse problemi i borxhit nuk mund të zgjidhet pa zhvillimin ekonomik".
"Ftojmë parlamentet e vendeve të eurozonës të pranojnë se euro ka nevojë për një zgjidhje europiane", përfundon letra. "Kërkimi i zgjidhjeve kombëtare do të shpjerë në mënyrë të pashmangshme në rrënimin e Eurozonës".
(d.b/BalkanWeb)