E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, përleshje me armë, 8 të vdekur

Tetë të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një shkëmbimi zjarri në lagjet e Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara.

Ngjarja ka ndodhur në një sallon bukurie. Autoritetet thonë se ka patur shkëmbim zjarri mes dy grupeve të armatosura. Për pasojë tetë persona kanë humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur rëndë.

Policia ka arrestuar një person të dyshuar si pjesëmarrës në masakër. Atij iu sekuestrua një arsenal i tërë armësh, që mendohet se janë përdorur për krimin e rëndë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›