Hagë, dita e tretë e seancave për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës
Dita e tretë e seancave dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, ku paraqiten argumentet pro dhe kundër ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, nis me paraqitjen fillimisht të Austrisë, për të vijuar më pas me Azerbajxhanin, Bahreinin dhe Bjellorusinë.
Ndërkaq në ditën e dytë, Shqipëria, Gjermania dhe Arabia Saudite kanë mbrojtur pavarësinë e Kosovës dhe vullnetin politik të popullit të saj, në paraqitjen e djeshme para Gjykatës së Drejtësisë në Hagë. Ndërsa, Argjentina e ka vlerësuar shpalljen e pavarësisë si shkelje të tërësisë territoriale të Serbisë. Pas Shqipërisë, edhe Gjermania ka mbajtur një qëndrim të fuqishëm në favor të Kosovës, prezantuar nga Suzan Vasum Rainer. ajo ka folur për shkeljen dhe diskriminimin masovik në Kosovë nga ana e autoriteteve serbe. Në këtë kontekst, ajo ka vlerësuar se "shpallja e pavarësisë ka qenë në harmoni me ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare". Më pas seanca ka vijuar me paraqitjen e argumentave nga ambasadori i Arabisë Saudite në Holandë, Abdullah Al -Shagrud. Ai ka thënë se duke njohur pavarësinë e Kosovës, Arabia Saudite ka respektuar vullnetin politik të popullit të Kosovës për të qenë i pavarur, duke i kontribuar stabilitetit në rajon. Në seancën e së mërkurës, ishte vetëm Argjentina ajo që e kundërshtoi shpalljen e pavarësisë. Përfaqësuesja e saj, Suzana Ruiz Çeruti, e ka cilësuar deklaratën e pavarësisë në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. "Pavarësia e Kosovës ka shkelur parimin e integritetit territorial dhe nuk është në harmoni me të drejtën e popujve për vetëvendosje", ka konkluduar ajo.