Vriten tre ministra në Somali
Disa persona janë vrarë, përfshirë tre ministra të qeverisë së Somalisë, në një shpërthim në një hotel në kryeqytetin e këtij vendi, Mogadishu.
Shpërthimi ndodhi gjatë një ceremonie diplomimi ku, përveç studentëve, ishin të pranishëm disa zyrtarë dhe gazetarë.
Një zëdhënës i qeverisë konfirmoi se në këtë shpërthim ishin vrarë ministrat e arsimit, arsimit të lartë dhe shëndetësisë.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.
Në Somali ka patur përleshje të vazhdueshme mes trupave qeveritare dhe militantëve islamikë që kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit.