E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, më 9 korrik rinis procesi ndaj Mlladicit

Tribunali për Krime Lufte i ish Jugosllavisë ka bere me dije se procesi gjyqësor për gjeneralin e serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladic, i pezulluar gjate ketij muaji  do të vazhdojë më 9 korrik.

Mlladic, që është arrestuar në Serbi në majin e 2011-ës pas 16 vjetësh në arrati, akuzohet për gjenocid dhe krime tjera të luftës, si dhe për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Procesi gjyqësor qe shtyrë, një ditë pasi filloi, për një afat të pacaktuar, për shkak të mënyrës së paraqitjes së provave nga prokuroria.

Prokuroria e Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë nuk ia ka dorëzuar disa dëshmi mbrojtjes së Mlladicit, për çfare ka qenë ligjërisht e detyruar ta bëjë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›