Opozita vijon bllokimin, ne jemi për konsensus
Kreu i qeverise, Sali Berisha gjate nje takimi me te rinj te Forumit Rinor Evropian i ka njohur ata me potencialet e medha te Shqiperise dhe mundesite e shumta qe ofron ky vend per biznesin e huaj.
Duke shpjeguar hapat e shumte qe jane bere ne drejtimin e qeverisjes se tij, Berisha ka akuzuar se opozita ka bere vazhdimisht bllokime lidhur me integrimin dhe reformat.
Sipas Berishes, kreu i opozites eshte nje lider obsesiv, qe nuk ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk ka votuar reformat e kerkuara. Por perkunder kesaj, Berisha ka garantuar se maxhoranca eshte e vendosur per konsensus ne te mire te integrimit te vendit.
“Ne po vendosim nje sistem fiskal 8 vite pa taksa per ata qe investojne ne male, Shqiperia eshte vend me nje shans shume te madh, nje lloj Norvegjie ne Ballkan, ka per te ndertuar 443 hidrocentrale dhe nje nga arritjet me te medha te jetes sime ka qene gara per ndertimin e HEC-eve”- tha Berisha.
Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit në terësi ka pësuar zhvillime si asnjë rajon tjetër dhe formula e këtij transformimi pozitiv është ideali për t`iu bashkangjitur familjes europiane.