Rama: Lotaria Kombëtare do ti kthehet shtetit

Kreu i PS Edi Rama
TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha per grabitje te se drejtes publike te Lotarise Kombetare, sipas tij per llogari te klienteles se vet.
Reagimi Rames eshte bere permes profilit te tij ne Twitter, ne te cilin lideri socialist shkruan se permes kesaj afere shkojne dhjetera miliona euro ne vit nga shteti tek klientet.
“Z.Bode krenohet se shteti do marre 10%, kudo tjeter shteti merr mbi 80% per financimin e artit, sportit, kultures apo politikave sociale”- shkruan Rama.
Sipas tij, ky eshte nje shembull kriminalizimi i pacak i vendimmarrjes qeveritare, qe opozita shqiptare nuk mund ta pranoje.
Per kete Rama thekson se ky pushtet gangrene do te zhbehet dhe do te ckriminalizohet ekonomina.
“Llotaria Kombetare do t’i kthehet shtetit dhe me perfitimet prej saj do financojme sportin dhe poltikat rinore per Rilindjen Shqiptare”- shkruan Rama.