E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri në punishten e drurit, plagoset zjarrfikësi

Foto ilustruese

TIRANE- Nje punishte druri ne Tirane eshte shkrumbuar nga nje zjarr i madh, qe ka vene ne panik edhe banoret e shtepive perreth.

Ne pune e siper per shuarjen e flakeve ka mbetur i plagosur nje nga zjarrfikesit.

Mesohet se ai ka pesuar demtime ne pjese te ndryshme te trupit dhe ka domosdoshmeri trajtimin spitalor.

Zjarri ka rene gjate paradites se sotme ne nje punishte ne Porcelan, pranë kryqëzimit Porcelan-Kinostudio.

Ne vendin e ngjarjes kane mberritur disa makina zjarrfikese, te cilat kane  nderhyre per shuarjen e flakeve dhe izolimin e vatres, qe mesohet te jete nje pune e veshtire per shkak te flakeve te medha.  Policia ka bere evakuimin e banoreve nga zona.

Nuk ka ende te dhena rreth shkakut te zjarrit, nderkohe qe pas normalizimit te situates do te nise puna per zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›