Hagë, përfundojnë sot seancat dëgjimore për Kosovën
Seancat dëgjimore filluan më 1 dhjetor para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe do të përfundojnë sot me argumentet e Vietnamit dhe Venezuelës, pas deklaratave të paraqitura dje nga Laosi, Holanda, Rumania dhe Britania e Madhe.
Franca, Jordania, Norvegjia, Kroacia dhe Finlanda ishin ndër vendet që argumentuan në favor të Kosovës, ndërsa Kina, Qipro dhe Spanja ndër ata vende që e kundërshtuan atë.
Delegacionet nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia dhanë gjithashtu argumentet e tyre pro dhe kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Çështja po ndiqet me shumë vëmendje sidomos nga vendet që kanë provinca që kërkojnë pavarësinë brenda territorit të tyre, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Spanjën, të cilët thonë se Kosova mund të krijojë një precedent.