E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maroviç: Jo marrëdhënie diplomatike me Kosovën

Megjithatë, në një intervistë për gazetën “Danas” të Beogradit, Maroviç thekson se ky është një qëndrim i tiji personal, dhe jo i Podgoricës zyrtare. 

"Shtetet e pavarura janë autonome që të t'i rregullojnë marrëdhëniet e tyre kur këtë e dëshirojnë dhe kur kjo u përgjigjet interesave të tyre. Por këtu bëhet fjalë për një proces specifik ndërkombëtar të deklarimit", ka thënë zëvendëskryeministri malazez.

Pyetjes direkte se nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë miraton vendimin në favor të Serbisë, a do të rishqyrtohet vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Maroviç tha vetëm se "Mali i Zi me respekt do të shqyrtojë çdo vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë".

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›