Si duhet ta lexojmë 8 dhjetorin e 2009-s
Nga kultura që kemi përftuar gjatë shekujve, kemi kuptuar aksiomën e natyrshme se, luftëtarët-luftojnë dhe gënjeshtarët-gënjejnë. Është një aksiomë që kuptohet vetiu, kur e vërteta është përpara syve, siç është qielli blu kur nuk ka re të zeza. Lajmi këtu është pjesëmarrja masive e njerëzve për të festuar pluralizmin. Jo vetëm një pluralizëm politik, por edhe atë shoqëror, kulturor, ekonomik dhe në shumë fusha të tjera. Nuk do mend për t’u kuptuar se manifestimi i Ditës së Rinisë, i 8 dhjetorit ishte diçka që i kalojë kufijtë e asaj që pritej. Ishte një ditë më të vërtetë e bukur për demokracinë. Pra më shumë se një “manifestim politik”, ishte një festim demokratik, ku shikoheshin fytyra të qeshura, plotësisht fitimtare: në shifra, në mënyrën sesi u organizua, në gjuhën që u përdor, në fytyrat e shpeshta të të rinjve. Dikush mund të thotë se kishte edhe njëfarë retorike anti-komuniste, u monopolizua nga PD-ja, por e vërteta është se aty në shesh pati vetëm një palë politike që nuk ishte prezent për të festuar me rininë, është partia e shndërruar nga komuniste në socialiste, është partia (d)ylbere. Populli demokratik diti të reagojë me një akt gjenoriziteti gati të ekzagjeruar ndaj lidershipit të PD-së, dhe duke kërkuar një përgjegjësi më të madhe në kursin e saj reformator. Duke i thënë: sa më shpejt!
Afërmendsh shoqëria pluraliste e heshtur - ajo pa zë, që punon fort dhe nuk bërtet - foli duke e gjetur mënyrën e saj për t’u dëgjuar në “sheshin Skëndërbej”. Ishte e qartë se e ardhmja e vendit ishte në atë shesh, edhe ata që nuk ishin fizikisht, ishin shpirtërisht më shumë se kurrë. Nuk ishte një akt besimi, por një akt qytetërimi. Për të mos thënë se ishte një konfirmim i qartë i projektit të nisur dy dekada më parë. 8 dhjetori 2009 ishte një tjetër shprehje e dashurisë për lirinë që fituan duke luftuar me 8 dhjetor 1990; ishte një shprehje më e ngrohtë, më inkurajuese për të na treguar udhën që duhet të ndjekim pa humbur kohë.
Por a e kupton opozita politike këtë kërkesë spontane që deti blu i njerëzve në “sheshin Skënderbej” kërkoi? Nëse nuk e ka kuptuar deri para 8 dhjetorit, është mirë për politikën që bëjnë gjithçka për ta kuptuar këtë lëvizje natyrale. Është kërkesa normale për një politikë sa më konstruktive, larg zhurmës kakofonike të një opozite destruktive, kërkesa për një qëndrim sa më arsyeshëm politik ndaj sfidave madhore që ka vendi në këtë moment kaq krucial. Ai shesh foli duke mos bërtitur, por duke duartrokitur një kurs reformator që ka ndërmarrë qeveria “Berisha”. Ai shesh deklaroi jo përpara selisë rozë, por përpara demokracisë se sajesa e kauzave është e dëmshme për stabilitetin e vendit. Ky manifestim pro-demokracisë, pro-evropian ishte referendumi më i qartë i aspiratës legjitime shqiptare: integrimi në BE. Ka momente kur një popull të mbështet pavarësisht ngjyrës politike që ke, sepse e kupton që je në rrugë të mbarë. Sidomos pas hyrjes në Nato, pranimit për liberalizmit të vizave, që është paradhomë e integrimit me të drejtë të plota në BE, në gjirin e kontinentin mëmë.
Mirëpo një pjesë politikë kërkon të manipulojë lojën me sajesa të pakëndshme, me radikalizime plehrash, me bllokime institucionale të parlamentit, gjithçka e përgatitur nga sutaku destruktiv i Edvin Ramës për të mbajtur pushteti e PS-së dhe për të marrë pushtetin me forcë. Një politikë e papërgjegjshme që ka filluar shumë kohë më parë se Edvin Rama të humbiste zgjedhjet me 28 qershor. Ngase tani duhet të mendohet mirë kur të lëshojë fjalët sepse populli i dhjetorin nuk harron shpejt, nuk t’i fal prapësitë politike.
...