Përgjaket Paksitani, të paktën 90 të vdekur dhe 200 të plagosur
Ka provokuar një tragjedi me përmasa të mëdha, atentati i ndodhur mëngjesin e së mërkurës në nje treg në Peshavar, në veriperëndim të pakistanit. Sipas bilanceve provizore, të paktën 90 persona kanë humbur jetën nga sulmet. Burime lokale thonë se pjesa më e madhe e viktimave janë gra dhe fëmijë. Sic bën të ditur televizioni Al Jazeera, janë të paktën 200 të plagosur, ndër të cilët disa në kushte të rënda shëndetësore, dhe për pasoje numri i viktimave mund të rritet edhe më tepër në vijim. Atentati ka ndodhur pak pas mbërrtijes në Islamabad i sekretares amerikane të shtetit hilari klinton dhe kjo bën të lindin hipoteza, sipas së cilave sulmet nuk ishin të rastësishme, por janë një mesazh direkt për shba-në dhe qeverinë pakistaneze. Burime të policisë lokale thonë se atentati është kryer me autobombë në një zonë shumë të populluar të tregut. Peshavari eshte nje prej qyteteve me te shenjestruar nga talebanet, pasi vetem ne muajin e fundit jane shenuar të paktën 5 atentate me pasoja vdekjeprurëse. Sulmet ndodhin në një kohë kur ushtria pakistaneze ka nisur ofensivën e saj në vaziristanin jugor kundër militantëve talebanë. Kohët e fundit, më shumë se 200 persona janë vrarë nga sulmet talebane.
Ndërkaq sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton ndodhet në Pakistan për vizitën e saj të parë në këtë post. Në vizitën tre ditore, Clinton do të takohet në Islamabad dhe në Lahore, me zyrtarë të lartë politikë dhe ushtarakë. Pakistani është një vend aleat i Washingotnit ne luftën kundër terrorizmit. "Po hapim një kapitull të ri, ka deklaruar sekretarja amerikane pasi mbërriti në islamabad, duke premtuar se do të nise një epokë e re marëdhëniesh ndërmjet pakistanit dhe shba-së. gjatë vizitës së saj, do të nnëshkruhen disa marëveshje për investime në sektorin civil.