E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angela Merkel rizgjidhet kancelare e Gjermanisë

Angela Merkel rizgjidhet nga Bundestagu gjerman në krye të qeverisë, duke marrë një tjetër mandat qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Këtë katërvjeçar, zonja Merkel do të qeverisë vetëm me aleatët e qendrës së djathtë, ndryshe nga mandati i kaluar kur qeverisi me social-demokratët, për shkak se asnjëra nga partitë nuk kishte numrin e nevojshëm të deputetëve për të krijuar qeverinë e vetme.
Në votimin e zhvilluar sot në Bundestagun gjerman, Angela Merkel mori 323 vota pro dhe 285 kundër. Para katër vjetësh parlamenti krijoi një shumicë fiktive duke u bazuar në koalicionin CDU-SDP.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›