Ish-pjestarë të tjerë të UÇK i bashkohen grevës
PRISHTINË- Ka hyrë në javën e tretë greva e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së para ndërtesës së qeverisë se Kosovës.
Ndërsa Qeveria, Kuvendi dhe institucionet tjera nuk kanë arritur t’i bindin ata që të ndërprejnë grevën, atyre sot u është bashkuar edhe një numër tjetër i ish-pjesëtarëve të UÇK-së në shenjë solidarizimi.
Grupi i ri i grevistëve erdhi me kërkesën e njëjtë për përshpejtimin e miratimit të Ligjit për veteranët e UÇK-së.
Udhëheqësi i kësaj greve Xhevdet Qeriqi, kërkoi nga grupi i ri që të protestojnë të qetë dhe të mos provokohen. Ai tha se nuk dëshiron t’i ndryshohet qëllimi grevës.
Grevistët kanë përsëritur se nuk e kanë ndërmend të tërhiqen, derisa kërkesat e tyre të realizohen.
(e.m/rel/BalkanWeb)