Repubblica: Shqiptarët mendojnë për BE, mbysin të vërtetat në një det përrallash
TIRANE - Gazeta italiane “Repubblica” rikthen vëmendjen në realitetin shqiptar, duke i kushtuar një reportazh gjendjes së mjerueshme në të cilën jetojnë mijëra qytetarë dhe ambicieve të Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE-së.
Foto reportazhi u realizua nga Stefano Morellit në periferi të Tiranës, në Institut, në një vend që ai e cilëson si një geto të harruar ku njerëzit jetojnë si fantazma.
“Dy hapa nga Universiteti dhe 15 minuta me makinë nga Parlamenti, një geto ku janë mbyllur të harruarit e Shqipërisë: mijëra persona të padukshëm. Këta në fakt (shqiptarët), mendojnë vetëm të hyjnë në Bashkimin Europian, duke mbytur të vërtetat e pakëndshme në një det përrallash.” -shkruhet në artikull.
“Janë tetë pallate të ndërtuar në vitet ‘50 dhe ‘70, ish-konvikte për studentët e agronomisë. Në këto korridore të errët jetojnë si fantazma 600 familje. Mes 3000 dhe 5000 personave, për më tepër analfabetë dhe të paarsimuar, për vite pa ujë në frigorifer: të padukshëm për institucionet dhe për botën jashtë (përfshirë edhe shkollat dhe spitalet). Ndërsa nuk dihet numri i fëmijëve.” - përshkruan autori.
Më tej autori nënvizon se lufta kundër gjakmarrjes është një kusht për të hyrë në BE, që duket se është injoruar nga autoritetet shqiptare.
“Në Institut ka edhe familje që janë arratisur nga Kanuni. Aty fshehin identitetin e vet, sepse mund të gjenden kudo dhe të vriten.”- shpjegon autori.
“Problemi i hakmarrjes ekziston dhe është i përhapur. Institucionet shqiptare e mohojnë, sepse përbën një pengesë për hyrjen në Bashkimin Europian”,- shpjegon Stefano Gaddini, zëvendëspresident i shoqatës L’Impronta, që prej vitit 2008 viziton rregullisht Institutin, ku kanë ngritur edhe një qendër sociale.
“Rruga George W. Bush, rruga e Parlamentit, e emërtuar për nder të ish-presidentit amerikan, ndodhet vetëm 15 minuta me makinë nga turpi, sipas Google Maps. Aty, në fillim të majit, eurokomisioneri për zgjerim, Stefan Fyle, takoi kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, për të diskutuar mbi hapat për hyrjen e mundshme të Shqipërisë në BE.”- vijon më tej artikulli i publikuar në Repubblica.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Repubblica: Shqipëria, një geto e harruar