E Diel, 1 Nëntor 2026

Hagë, shtyrje e gjuqit për Haradinaj, nuk bëhet i gjallë dëshmitari PW-80

Mediat kosovare kanë bërë të ditur se dhe në përsëritjen e pjesshme të gjykimit kundër ish -kryeministrit të Kosovës dhe kundër ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj, në Gjykatën e Hagës, as sot nuk është marrë në pyetje dëshmitari i fundit i aktakuzës. Dëshmitari mban pseudonimin PW-80, dhe as në seancën e sotme, prokurorët nuk mundën të siguronin praninë tij në gjykatë. Prokurorët, dëshmitarin PW-80, bashkë me Shefqet Kabashin i kishin konsideruar dëshmitarë shumë të rëndësishëm. Kabashi edhe gjatë gushtit të vitit të shkuar kishte refuzuar të dëshmonte në favor të gjykatës dhe për këtë shkak Gjykata e Hagës e kishte dënuar me një muaj burgim. Prokuroria ka kërkuar që gjykimi kundër Haradinajt të ndërpritet deri në maj ose dëshmitari PW-80 të merret në pyetje përmes videolidhjes. Në pjesën e mbyllur të gjykimit u tha se kundër dëshmitarti po zhvillohet një proces gjyqësor në vendin ku ai gjendet. Vendimi për shtyrjen eventuale të procesit kundër Ramush Haradinajt do të merret më vonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›