Kosovë, varrosen viktimat e ortekut në Restelicë

Në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit,pasditen e sotme janë varrosur nëntë personat e familjes Reka, që humbën jetën nga orteku i borës.
Në shenjë nderimi ndaj viktimave, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ditën e sotme e ka shpallur Ditë Zie.
Raportohet se në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të Kosovës dhe udhëheqës komunalë.
Nga ana tjetër, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe sot kanë kontolluar për personin e fundit, i cili mendohet se është zënë nga orteku i madh i borës, që e goditi fshatin Restelicë.