E Diel, 1 Nëntor 2026

Hagë, sot vazhdon gjykimi i Karaxhic

HAGE-Gjykimi i ish liderit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhic do të vazhdojë sot në Tribunalin e Hagës.

Dje Karaxhiq refuzoi të marrë pjesë në gjykim, duke u ankuar se nuk i është dhënë mjaft kohë për ta përgatitur mbrojtjen.

Gjykatësi e shtyu seancën dhe tha se ajo do të vazhdojë sot, të martën. Dje gjykatesit u shprehen se po qe e nevojshme do ta sjellin me force Karaxhic ne sallen e gjyqit.

Karaxhiq përballet me 11 akuza kriminale për periudhën 1992-95 të luftës në Bosnje, përfshirë dhe masakrën e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat. Karaxhiç thotë se është i pafajshëm. Ai po kërkon prova nga disa vende për të vërtetuar se po mbronte vendin e tij. Ai madje thotë se ka bërë një marrëveshje me diplomatin amerikan Riçard Holbruk pas luftës, e cila do t’i jepte atij imunitet nga ndjekja penale nëse largohej nga jeta publike. Gjykatësit në Hagë kanë vendosur se edhe po të ekzistonte një marrëveshje e tillë, ajo nuk do të ndikonte tek gjyqi i Karaxhiçit.

Por, Prokurorët thonë se mijëra vetë u vranë dhe u plagosën gjatë shtetrrethimit.
Prokurori Bramerc thotë se mungesa e bashkëpunimit të Karaxhiçit me gjykatën do ta bëjë çështjen më të vështirë. Megjithatë, ai thotë se ekipi i tij do të vazhdojë punën.

“Kjo nuk është çështje trafikimi armësh apo numrash. Bëhet fjalë për plane dhe ekzekutimin e tyre për të hequr dhjetra mijëra njerëz nga zona të caktuara duke i vrarë, futur nëpër kampe dhe përdhunuar ata. Ky është thelbi i kësaj çështjeje. Ne do ta theksojmë vazhdimisht se kjo është çështja, kjo është tema. Dhe ne duam që viktimat të jenë në qendër të paraqitjes së kësaj çështjeje.”

Karaxhiç ka zgjedhur të vetmbrohet dhe pretendon se ka rreth një milion faqe për të shqyrtuar. Megjithatë, kjo gjë nuk pritet t’i pengojë prokurorët të fillojnë çështjen e tyre më të rëndësishme që nga çështja e ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç. Ai vdiq në burg para tre vjetësh para se të shpallej aktgjykimi kundër tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›