E Diel, 1 Nëntor 2026

U dënua nga Haga për krime, Biljana Pllavshic lirohet sot

SUEDI-Ish kryetarja e Republiksë Serbe të Bosnjes, Biljana Pllavshic sot pritet të lirohet nga burgu pasi vuajti dy të tretat nga dënimi 11 vjeçar për krime të luftës.

Ajo do të lirohet nga burgu suedez, ku e vuajti dënimin e saj, pasi Tribunali për Krime të Luftës e miratoi lirimin e saj.

Pllavshic u dënua nga Tribunali në vitin 2003 për rolin e saj në krimet gjatë luftës në Boisnje në periudhën 1992-1995.

Ajo ka qenë kryetare e Republikës separatiste serbe të Bosnje e Hercegovinës dhe person me ndikim në Partinë demokratike serbe të Bosnjës, e cila ka organizuar spastrimin etnik të myslimanëve dhe të kroatëve gjatë luftës së viteve 1992-1995 në territoret e ish Jugosllavisë.

Qeveria e Suedisë, vendimin për lirimin e Pllavshicit e ka bazuar në faktin se sipas praktikës juridike suedeze ajo tashmë ka vuajtur dy të tretat nga 11 vjet burgim sa ishte e dënuar nga Gjykata e Hagës. Liljana Pllavshic, aktualisht është në moshën 80 vjeçare dhe ishte e dënuar me gjithsej 11 vjet burgim.

Ky vendim i qeverisë suedeze është pritur me indinjatë nga boshnjakët dhe kroatët që jetojnë në Suedi, dhe të cilët kanë qenë viktima të politikës antinjerëzore të udhëheqjes së të liruarës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›